‘150 euro për person’/Kapet me 13 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 24-vjeçari

‘150 euro për person’/Kapet me 13 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 24-vjeçari

09:41, 08/09/2023
A+ Aa A-

Një 24-vjeçar u kap duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.

Ata ishin nga vendet e treta dhe synonin të kalonin në vendet e Bashkimit Europian.

Shtetasi me iniciale D.A., u arrestua në aksin rrugor Tre Urat-Përmet.

Policia bën me dije se ai paguhej 150 euro për person.

Ndërkohë në pranga është vënë dhe një shtetas pakistanez që ndihmonte emigrantët, kundrejt pagesës, që të futeshin ilegalisht në Shqipëri, nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë. Ai paguhej me 100 euro për person.

Automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe dy celularë janë sekuestruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco