VIDEO-SYRI TV/ Rama largon Olta Xhaçkën nga kabineti, 'fut' Veliajn në qeveri

18:25, 04/09/2023
A+ Aa A-

Edi Rama ka larguar Olta Xhaçkën nga kabineti i tij, duke e larguar nga detyra e ministres së Jashtme.

Xhaçka është zëvendësuar me Igli Hasanin, ish-ambassador i Shqipërisë pranë OSBE-së në Vjenë, dhe aktualisht koordinator i kësaj organizate për Aktivitetet ekonomike dhe mjedisore.

E veçanta e ndryshimeve të Ramës është krijimi i një ministrie të re, e cila është ajo e pushtetit vendor, që do të kryesohet nga zëvendësi i Erion Veliajt në Bashki, Arbian Mazniku.

Gjithashtu edhe Ervin Mete, kryetari i partisë G99, post të cilin më herët e ka mbajtur Erion Veliaj.

Ndryshimet e Ramës në qeveri

Ministër Financash

Ervin Mete

Ministër i Jashtëm

Igli Hasani

Ministre Arsimi

Ogerta Manastirliu

Ministri e Bujqësisë

Anila Denaj

Ministre e Shëndetësisë

Albana Koçiu

Ministër për Sipërmarrjen

Delina Ibrahimaj

Ministër i Pushtetit Vendor

Arbjan Mazniku

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco