Ndikuan në zgjedhje/ Gjykata lë në ‘arrest shtëpie’ 5 të arrestuarit në Cërrik

Ndikuan në zgjedhje/ Gjykata lë në ‘arrest shtëpie’ 5 të arrestuarit në Cërrik

17:15, 03/09/2023
A+ Aa A-

Gjyqtarja Matilda Fetahu ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë se rrethit Elbasan për masën “Arrest me burg” për 5 të arrestuarit e Cërrikut, duke i dhënë masën “Arrest shtëpie”.

Në një gjyq të zhvilluar me dyer të mbyllura, ish-drejtori i zjarrfikëses Artion Taçi 36 vjeç, Adnand Xhelili, Agiano Dinoshi, Alban Shima dhe Armand Gjoka, kanë marrë masën e arrestit në shtëpi, pas arrestimit të bërë ndaj tyre me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit për ndikim në zgjedhje dhe falsifikim dokumentesh.

Arrestimi i tyre u bë në datën 31 gusht, ndërsa u shpall në kërkim 64-vjeçari me inicialet K.V.

Sipas burimeve, 5 të arrestuarit u jepnin firmave private vërtetime false që nuk kishin detyrime tatimore.

Si zyrtarë ata e kanë patur të ndaluar të marrin pjesë në zgjedhje por megjithatë kjo nuk i ka ndaluar të angazhohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco