Arrestohet vrasësi shqiptar me pagese, urdhri për të vrarë u dha nga burgu

Arrestohet vrasësi shqiptar me pagese, urdhri për të vrarë u dha nga burgu

16:44, 26/08/2023
A+ Aa A-

Ishte vonë nata e së hënës së kaluar (21.08.2023), kur dy makina me katër persona, ndaluan në kryqëzimin e rrugëve Kymi dhe Acharnon në Agios Panteleimonas dhe njëri prej tyre nxjerr pistoletën dhe tërheq këmbëzën 14 herë duke synuar një 27-vjeçar  algjerian.

Fatmirësishtasnjë nga plumbat nuk e goditi objektivin dhe më pas tre të tjerët fillojnë ta rrahin me grushta dhe shkelma, ndërsa njëri prej tyre nxjerr një falshetë dhe e godet me tërbim në qafë. Viktima rrëzohet i gjakosur në asfalt dhe efektivët e policisë së ekipit të DI.AS. të cilët mbërrijnë në vendngjarje ia lidhin qafën dhe arrijnë ta çojnë të gjallë në spital, ku edhe sot e kësaj dite mjekët po luftojnë për ta mbajtur në jetë.

Oficerët me përvojë të Drejtorisë së Sigurimit të Athinës e kuptuan që në momentin e parë se kanë të bëjnë me një luftë të grupeve mafioze. Brenda pak ditësh, me ndihmën e videove dhe dëshmive, arrijnë të zbardhin çështjen, të vënë në pranga të armatosurin shqiptar dhe të identifikojnë tre të tjerët që morën pjesë në tentativën e vrasjes së të riut. Në fakt, njëri prej tyre, me emër të dyfishtë nga Algjeria, 30 vjeç, është ai që kontaktoi vrasësit pasi kishte mosmarrëveshje nga burgu me viktimën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco