Morinë/ Tentoi të fuste në vendin tonë mbi 32 mijë euro të padeklaruara, vihet nën hetim 37-vjeçari

Morinë/ Tentoi të fuste në vendin tonë mbi 32 mijë euro të padeklaruara, vihet nën hetim 37-vjeçari

10:48, 26/08/2023
A+ Aa A-

Një 37-vjeçar është vënë nën hetim, pasi u kap në tentativë për të futur 32 450 euro dhe 140 mijë lekë të rinj, të padeklaruar në pikën kufitare të Morinës.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur 32 450 euro dhe 140 000 lekë të rinj, të cilat shtetasi A. L. po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.   

Në vijim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVKM Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 37 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco