‘I preu veshin turistit’/ Berisha denoncoi pronarin e lokalit 'Orange'

‘I preu veshin turistit’/ Berisha denoncoi pronarin e lokalit 'Orange'

10:04, 26/08/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të kësaj të shtune në Sarandë. Sipas policisë, një 17-vjeçar ka ndërruar jetë pasi fatkeqësisht e ka zënë poshtë ashensori në lokalin ku ai punonte si ndihmës/kamarier.

Mësohet se ashensorit, i cili shërbente kryesisht për furnizimin e lokalit, iu këput kavoja.

Blutë kanë vënë në pranga një 43-vjeçar i cili rezulton se ka montuar ashensorin, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i këtij biznesi të quajtur “Orange Club”.

I ndjeri është 17-vjeçari Antonio Delilaj, ndërsa është prangosur Lulzim Allkushi (montuesi i ashensorit) dhe është shpallur në kërkim Spiro Iliadhi (pronari i lokalit të natës).

Ky i fundit ishte denoncuar në gusht të vitit 2019 se i kishte prerë veshin një turisti, por ishte mbrojtur nga policia. Po ashtu, në vitin 2021, ndaj tij u qëllua me 20 plumba.

DENONCIMI I BERISHËS

I presin veshin turistit në Sarandë! Narkopolicia mbulon krimin!l Lexoni mesazhin tronditës të qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje Doktor, duke u gdhirë e hëna në bar ‘Orange’, Sarandë, pronarët e lokalit, të cilët ju vetë i keni denoncuar në disa raste, i kanë prerë veshin një klienti para lokalit në prezencë të policisë.

Qytetari ka shkuar pa vesh ne spital dhe veshin ia kanë çuar me vonë. Në prezencë kanë qenë jo pak por 5 policë, të cilët nuk kanë identifikuar asnjë person që ka kryer këtë krim me justifikimin se pas ngjarjes janë marrë me të lënduarin (personin të cilit iu pre veshi) për ta shoqëruar në spital dhe nuk kanë mundur të kapin autorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco