Vdekja e kamarierit/ Në vitin 2021, pronari i lokalit u qëllua me 20 plumba

Vdekja e kamarierit/ Në vitin 2021, pronari i lokalit u qëllua me 20 plumba

09:45, 26/08/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të 26 gushtit të Sarandë. Një 17-vjeçar, i cili punonte si ndihmëskamarier në 'Club Orange' në Sarandë ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike pasi kavoja e ashensorit është këputur duke e zënë poshtë.

Sipas policisë, kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit është këputur duke zënë poshtë Antonio Delilaj 17 vjeç, ndihmës/kamarier në këtë lokal. Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.

Policia ka arrestuar në flagrancë Lulëzim Allkushin, pasi rezulton se 43-vjeçari kishte montuar ashensorin e lokalit. Ndërsa është shpallur në kërkim pronari i lokalit, Spiro Iljadhi dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Më 20 qershor të vitit 2021, Spiro Iljadhi, pronar i një prej klubeve më të njohura të natës në Sarandë, mbeti i plagosur afër lokalit të tij, pasi u qëllua me breshëri automatiku nga 3 persona, vëllezërit Andrea dhe Visi Çaushi dhe shoku i tyre Redjan Hadëri. 

Nga 20 plumbat e lëshuara u plagos aksidentalisht edhe një pushues shqiptaro-amerikan kalimtar në ato momente, ndërsa policia në atë kohë e cilësoi ngjarjen pasojë të një konflikti të çastit.

Spiro Iljadhi njihet si biznesmen në zonë dhe është pronar i lokalit mjaft të frekuentuar "Bar Orange" në Sarandë dhe Orange Pizza & Grill Lounge" në Ksamil. Iljadhi njihej gjithashtu edhe me emrin Ermal Iljazi, ndërsa shkurt thirrej 'Ero'. “Orange” njihet si vendi i festës së natës që frekuentohet nga shumë të rinj dhe ka të ftuar special këngëtarët më të njohur në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco