Pogradec: sulmohet me grushta nga 3 moshatarë, mbrohet duke goditur me thikë dhe arrestohet

Pogradec: sulmohet me grushta nga 3 moshatarë, mbrohet duke goditur me thikë dhe arrestohet

08:58, 25/08/2023
A+ Aa A-

Një sherr që ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në Pogradec në një lokal midis tre të rinjve ka përfunduar me një person të plagosur me thikë dhe autorin e krimit të arrestuar.

Tre të rinjtë e goditën me grushta 22-vjeçarin U.B, banor i qytetit, që u mbrojtu duke plagosur me thikë njërin prej tyre. Policia e vuri në pranga dhe nisi procedimin nga tri të tjerëve.

Komisariati i Pogradecit njoftoi se arrestoi U. B., 22 vjeç, banues në qytet, pasi  gjatë një konflikti për motive të dobëta të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në ambientet e një lokali, në lagjen nr. 1, Pogradec, ka plagosur me thikë R. J., 24 vjeç, banor në qytet, cili ndodhet në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve.  

Gjithashtu, në vijim të veprimeve të kryera për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. Sh., 23 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, F. Xh., 34 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec dhe R. J., 24 vjeç (i dëmtuari), pasi gjatë konfliktit e kanë goditur me grushte 22-vjeçarin U. B, që u arrestua nga policia.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco