VIDEO/ Vodhi me dhunë banesën, 32-vjeçarit i vënë prangat në divan

11:03, 23/08/2023
A+ Aa A-

Një 32-vjeçar u arrestua nga Policia e Krujës pasi akuzohet për vjedhjen me dhunë të një banese një vit më parë. Arrestimi i tij në banesë u bë në kuadër të operacionit policor të koduar "Momenti".

NJOFTIMI ZYRTAR

Vihet në pranga edhe 1 shtetas tjetër, pasi ka strehuar në banesën e tij, 32-vjeçarin në kërkim. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Momenti".    

Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Mafsheq, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit I. K., 32 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Kurbinit i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, sepse në vitin 2022, ka vjedhur me dhunë në një banesë në fshatin Vinjolle, Milot. 

Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi P. Ç., 49 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi ka strehuar në banesën e tij, 32-vjeçarin në kërkim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco