‘Vdekja e pronarit të agjencisë turistike’ Policia e Vlorës del me njoftim zyrtar: Viktima humbi jetës si pasojë e ...

‘Vdekja e pronarit të agjencisë turistike’ Policia e Vlorës del me njoftim zyrtar: Viktima humbi jetës si pasojë e ...

12:23, 21/08/2023
A+ Aa A-

Policia e Vlorës ka reaguar pas ngjarjes ku humbi jetën shtetasi Nadir Gjata.

Sipas njoftimit zyrtar thuhet se 63-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkaqe shëndetësore, më pas automjeti i tij është përplasur me automjetin taksi dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

VLORË

Më datë 21.08.2023, rreth orës 04:00, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, në afërsi të vendit të quajtur “Kapelja”, shtetasi Nadir Gjata, 63 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Ford Fiesta”, për pasojë automjeti i tij ka përplasur një automjet të parkuar (taksi), i cili gjatë zhvendosjes ka përplasur 2 automjete të tjera të parkuara.

Paraprakisht, dyshohet se 63-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkaqe shëndetësore, më pas automjeti i tij është përplasur me automjetin taksi dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.

Trupi i pajetë u transportua në morg, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës. Nga këqyrja paraprake e trupit, eksperti mjekoligjor nuk ka konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe po bashkëpunohet me Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 63-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco