Zjarr i madh përfshin Porto Palermon, ndërhyn ushtria

Zjarr i madh përfshin Porto Palermon, ndërhyn ushtria

10:59, 19/08/2023
A+ Aa A-

Një zjarr i madh që ka përfshirë Porto Paleroon nuk është arritur të shuhet as gjatë natës për shkak të vështirësisë në terren.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se në mbrëmje është ndërhyrë edhe me një helikopter për të shuar flakët, por duket se ka qënë e pamundur dhe këtë mëngjes, 40 ushtarakë janë dërguar në terren.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se “40 efektivë të Batalionit të tretë të Këmbësorisë nga Forca Tokësore janë angazhuar sot për shuarjen e zjarrit masiv në Porto Palermo.

Mbrëmjen e djeshme u ndërhy edhe me helikopterin Cougar, i cili është rikthyer edhe sot në mëngjes në zonë. Puna është e vështirë për shkak të terrenit, ku është përhapur zjarri.”

Ministria po ashtu paralajmëroi se “përpara ligjit çdokush që ndez zjarre, çdokush që nuk njofton dhe padashje apo me dashje bëhet bashkëpunëtor. Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë tonë kombëtare”.

Image

Parku Natyror “Porto Palermo” është shpallur me VKM më 29.07.2022, kategoria IV e zonave të mbrojtura. “Parku Natyror” i Gjirit të Porto-Palermos ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 1 694.98 ha, nga e cila: 1 490.4 ha ose 87.93% janë sipërfaqe detare dhe 204.58 ha ose 12.07% janë sipërfaqe tokësore.

Zona e mbrojtur Gjiri Porto Palermos-Llamani gjendet tërësisht brenda territorit administrativ të Bashkisë Himarë dhe shtrihet në juglindje të qytetit.

Zona e mbrojtur përfshin pjesë detare dhe tokësore. Terreni është kryesisht shkëmbor, në mjaft raste bien direkt në det. Pjerrësia është krijuar kryesisht nga shkëmbinj gëlqeror. Pjerrësitë përgjatë bregdetit janë të mbuluar me bimësi të ndryshme. Depozitat e zhavorrit janë të pranishme në rrymën e deltës së bregdetit. Këto dukuri kanë krijuar plazhet të bukura.

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco