Përplasen dy makina në aksin rrugor Korçë-Pogradec

Përplasen dy makina në aksin rrugor Korçë-Pogradec

22:29, 18/08/2023
A+ Aa A-

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Çiflig, pranë rrugës që lidh Pogradecin me Korçën.

Dy automjetet që udhëtonin nga njëri qytet në tjetrin janë përplasur së bashku, ndërsa raportohet se ka vetëm dëme materiale.

Mësohet se drejtuesit e dy makinave kanë marrë dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar mbi shkaqet e aksidentit dhe për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco