VIDEO/ Si skena filmi: Shih si vjedhin natën hajdutët në  Tiranë

VIDEO/ Si skena filmi: Shih si vjedhin natën hajdutët në Tiranë

09:18, 16/08/2023
A+ Aa A-

Këto pamje janë momente reale të dy hajdutëve në Tiranë që po vidhnin një biznes në rrugën “Teodor Keko”. Të dy janë arrestuar tashmë dhe janë identifikuar si Shuaip Gërxhalliu, 29 vjeç dhe Aljon Çezma, 40 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Policia tha se dyshohet “se ata kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në një biznes në rrugën "Teodor Keko". Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të aparatit celular të shtetasit A. Ç., u gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive. Hetimi vazhdon për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta dy shtetas."

Dosjet e tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco