Dogji ‘Ferrarin’ e Noizyt, gjykata vendos për fatin e vlonjatit

Dogji ‘Ferrarin’ e Noizyt, gjykata vendos për fatin e vlonjatit

18:56, 15/08/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Durrësit ka vendosur të lerë në burg vlonjatin Siar Konti, i arrestuar disa ditë më parë nën akuzën e zjarrvënies së qëllimshme dhe shkatërrimit të pronës me zjarr.

Konti u kap nga kamerat e sigurisë teksa i vendoste flakën një mjeti tip Ferrari, të reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit ‘Noizy’.

Për këtë ngjarje është ndaluar dhe një 17 vjeçar, për të cilin gjykata dha masën detyrim paraqitje, si bashkëpunëtor në zjarrvënie.

Para policisë, Siar Konti pranoi autorësinë e ngjarjes dhe deklaroi se ishte paguar nga një reper tjetër, i njohur si Cllevio për të djegur Ferrarin 300 mijë eurosh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco