VIDEO/ Sekuestrohen 47 mijë euro në Kakavijë, procedohen një grek dhe një shqiptar

12:52, 11/08/2023
A+ Aa A-

47 mijë euro janë sekuestruar në pikën kufitare të Kakavijës, në dalje të Shqipërisë.

Sipas njoftimit të policisë janë proceduar penalisht një shtetas grek dhe një shtetas shqiptar, të cilët i kishin fshehur paratë, në automjet ose në çantë.

Njoftimi/ PKK Kakavije

Angazhim maksimal i shërbimeve të Policisë Kufitare, për të menaxhuar fluksin në hyrje/dalje, si dhe për të parandaluar dhe për të goditur krimet kufitare.

Goditen në dalje të RSh-së, 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në PKK, sekuestrohen gjithsej 47 000 euro.

Procedohen penalisht një shtetas grek dhe një shtetas shqiptar, të cilët i kishin fshehur paratë, në automjet ose në çantë.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas atij për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, janë konstatuar dhe goditur 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në këtë PKK. Në bazë të analizave të riskut, në dalje të vendit, u kaluan në vijë të dytë:

-Automjeti me drejtues shtetasin grek V. P., ku gjatë kontrolleve të imtësishme, u gjetën të fshehura 30 000 euro që ky shtetas tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar konfrom ligjeve;

-Shtetasi A. J. dhe gjatë kontrollit në çantën e tij, u gjetën 17 000 euro që ky shtetas tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar konfrom ligjeve.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. P., 60 vjeç, banues në Greqi dhe A. J., 53 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe u sekuestruan shumat e parave.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco