Po shiste ekstazi brenda kalasë së Gjirokastrës, arrestohet 21 vjeçari

Po shiste ekstazi brenda kalasë së Gjirokastrës, arrestohet 21 vjeçari

16:40, 07/08/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 21 vjeçar, pasi është kapur në flagrancë teksa po i shiste një 31-vjeçari lëndë narkotike ekstazi, brenda kalasë së Gjirokastrës.

Sipas njoftimit të policisë është sekuestruar lënda narkotike ekstazi, 420 euro dhe 28000 lekë të përfituar nga veprimtaria kriminale e shitjes së kësaj lënde dhe 2 celularë.

Njoftimi i Policisë/ Gjirokastër:

Gjirokastër/Kontrolle intensive për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë, në pikat turistike dhe në të gjithë territorin e qarkut.

U kap në flagrancë brenda kalasë së Gjirokastrës, teksa i shiste një 31-vjeçari, lëndë narkotike ekstazi, arrestohet 27-vjeçari, banues në Lezhë.

Procedohet penalisht blerësi i lëndës narkotike.

Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike ekstazi, 420 euro dhe 28000 lekë të përfituar nga veprimtaria kriminale e shitjes së kësaj lënde dhe 2 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme Operacionale, të mbështetura nga informacionet e siguruara prej inteligjencës policore, se një shtetas shiste lëndë narkotike, brenda perimetrit të kalasë së Gjirokastrës, kanë organizuar menjëherë punën për arrestimin e këtij shtetasi.

Si rezultat, u kap në flagrancë brenda kalasë, teksa i shiste një shtetasi tjetër, lëndë narkotike ekstazi, dhe u vu në pranga shtetasi 27 vjeç, banues në Lezhë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për blerësin e kësaj lënde narkotike, shtetasin 31 vjeç, banues në Gjirokastër.

Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi sasinë e lëndës narkotike ekstazi, 420 euro dhe 28000 lekë që iu gjetën shtetasit 27-vjeç në momentin e arrestimit, të dyshuar të përfituar nga veprimtaria kriminale e shitjes së kësaj lënde, si dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco