Tronditet Prishtina/ Gjendet e vdekur një 18 vjeçare

Tronditet Prishtina/ Gjendet e vdekur një 18 vjeçare

22:02, 03/08/2023
A+ Aa A-

Gjatë natës së sotme ka ndodhur një ngjarje tronditëse, ku një 18-vjeçare dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka bërë të ditur për Insajderin se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica”, dhe se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjekët emergjent.

“Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete” - ka bërë të ditur Borovci.

Ai tutje ka njoftuat se policia ka nisur hetimet për të zbardhur rastin.

“Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen” - ka përfunduar Borovci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco