SYRI TV/ Tjetër bazë mashtrimi me Call Center. 53 operatorë, 6 në pranga, pronari në kërkim

14:55, 02/08/2023
A+ Aa A-

Godite në Tiranë një tjetër bazë e mashtrimit me Call Center. Policia ka arritur të arrestojë 6 persona ndërsa është shpallur në kërkim administratori i Kompanisë. Në këtë bazë me 53 operatorë mashtroheshin qytetarë nga Greqia dhe Italia duke u zhvatur para me premtimin se po investonin në bursa.

SYRI TV

Policia dhe Prokuroria kanë goditur një tjetër bazë mashtrimi me Call Center, në zonën e Selitës në Tiranë. Në pranga kanë rënë 6 punonjës të kësaj qendre mashtrimi, ndërsa është shpallur në kërkim Administratori i saj i identifikuar si Julian Markaj.

Në pranga:

Ermion Markaj, përgjegjës i firmës

Patricja Radovani, shefe e personelit

Donald Toma

Areteo Butsi

Emanuele Jaho

Fiodor Ziu

Sipas burimeve zyrtare të Policisë, kjo qendër mashtrimi me Call Center kishte të punësuar 53 persona, të cilët kryenin kontakte me qytetarë të ndryshëm në Greqi dhe Itali, dhe nëpërmjet mashtrimit i zhvasnin atyre para me argumentin e investimit në bursa. Grupi hetimor nuk jep detaje se sa ëhstë shuma e zhvatur nga kjo bazë, por mësiohet se ka pasur denoncime nga shtetas të huaj. Gjatë operacionit, policia sekuestroi 101 kompjuterë, 2 laptopë, 1 DVR dhe 10 celularë që përdoreshin për aktivitetin e jashtligjshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco