Përgjimet e francezëve/ Biznesmeni Pëllumb Gjoka siguroi kushtet për atentatin ndaj Ibrahim Licit

Përgjimet e francezëve/ Biznesmeni Pëllumb Gjoka siguroi kushtet për atentatin ndaj Ibrahim Licit

11:07, 28/07/2023
A+ Aa A-

SPAK mbylli mbrëmjen e djeshme fazën e arrestimeve të disa zyrtarëve të Policisë së Shtetit, biznesmenë dhe elementë të krimit të organizuarm dhe njëherësh i ka dhënë fund fazës së kontrollit të disa banesave në Tiranë, Kukës, Laç, Velipojë dhe Shkodër.

Në total janë 14 masa sigurimi, ku disa prej tyre janë ekzekutuar nga policia, ndërsa disa janë shpallur në kërkim. Akuzat janë për “Vrasje me paramendim” kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, ”Sigurim i kushteve për të kryer vrasje”, “Korrupsion”, “Shpërdorim detyre” dhe “Nxjerrje e sekretit hetimor”.

Ndërsa shumë persona, mes të cilëve Safet Bajri, Ilir Bajri, Erogen Vaso alias (Brajoviç) u shoqëruan në ambientet e policisë, të cilët, pasi janë marrë në pyetje, më pas u lënë të lirë.

Një letër-porosi e mbërritur nga drejtësia franceze, ka sjellë një volum të madh bisedash të kryera përmes aplikacionit “Sky” dhe “Encro”, të cilat tregojnë se personazhe të këtij grupi si Enver Bajri, Ervis Martinaj, Elio Hato, Pëllumb Gjoka dhe persona të tjerë flasin me njëri-tjetrin për vrasje dhe plane ekzekutimesh të emrave të ndryshëm në Shkodër.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka rezulton të jetë arrestuar nga SPAK pas dyshimeve për akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” në formën e grupit të strukturuar kriminal. Dyshohet se Gjoka ka siguruar automjete në planin për të vrarë Ibrahim Licin, një emër jo i panjohur nga policia shqiptare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco