Dekonspirimi i operacionit të SPAK/ 5 persona u arratisën jashtë vendit

Dekonspirimi i operacionit të SPAK/ 5 persona u arratisën jashtë vendit

09:57, 28/07/2023
A+ Aa A-

Letër-porosia e autoriteteve franceze ka qenë mekanizmi që ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Posaçme për të ndërmarrë operacionin me 14 urdhër-arreste të enjten, ku ranë në pranga drejtues policie, prokurorë e biznesmenë.

Burime të besueshme pranë SPAK konfirmojnë një dosje voluminoze prej dhjetëra mijëra faqesh, për aktivitetin e një grupi të strukturuar kriminal dhe bisedat mes tyre, ku flasin për plane vrasjesh e aktiviteti të paligjshëm.

Sipas burimeve, autoritetet franceze kanë transkriptuar bisedat mes anëtarëve nga aplikacionet e komunikimit "SKY" dhe "ENCRO CHAT ECC".

Ndërkohë mbrëmjen e të enjtes është finalizuar faza e kontrolleve në banesa dhe arrestimeve përkatësisht në Tiranë, Shkodër, Kukës dhe Kurbin. Janë 14 masa sigurie të lëshuara në total, nga të cilat janë ekzekutuar vetëm 6, ndërsa ka të dhëna se 5 nga 8 personat që kërkohen, kanë dalë jashtë vendit.

Ata akuzohen për veprat penale “Vrasje me paramendim, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Sigurim i kushteve për të kryer vrasje”, “Korrupsion”, “Shpërdorim detyre” dhe “Nxjerrje e sekretit hetimor”.

Personat e arrestuar janë ish-shefi i Operacionales në Policinë e Shtetit Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka, personazhi i njohur i botës së krimit Astmer Bilali, dy ish-policët Edmond Preka, shofer i Pëllumb Gjokës dhe Ardit Hasanbegaj, ish-shef krimesh në Berat dhe Shkodër. Gjatë operacionit u shoqëruan për t’u lënë të lirë pas marrjes në pyetje, Safet Bajri, i sapoliruar nga qelia, Ilir Bajri dhe Erogen Vaso.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco