Korçë, detaje të reja nga hetimi për laboratorin e prodhimit të dokumenteve false

Korçë, detaje të reja nga hetimi për laboratorin e prodhimit të dokumenteve false

10:52, 24/07/2023
A+ Aa A-

Një laborator ku prodhoheshin dokumente të falsifikuara në Korçë dhe materialet brenda tij janë sekuestruar nga policia.

Detaje të reja kanë dalë në pah pas arrestimit të Thanas Shollës, Besnik Dines dhe Artur Rakipit.

Burime konfirmuan për Euronews Albania se objekt përgjimi nga ana e policisë kanë qenë Thanas Sholla dhe Besnik Dine e pasi është krijuar bindja për të dy këta shtetas, është kryer dhe kontroll në banesat e tyre, ku e janë gjetur prova që i implikojnë Shollën dhe Dinen.

Gjatë kontrollit të dy banesave policia ka marrë indice për të realizuar një kontroll të befasishëm në një banesë të marrë me qira nga Artur Rakipi, banesa e cila ndodhet shumë afër apartamentit ku ai banon, në qendër të qytetit të Korçës.

Gjatë këtij kontrolli policia ka zbuluar një laborator të vërtetë që merrej me falsifikimin e dokumenteve të ndryshëm, përfshi edhe pasaporta biometrike të vendeve të ndryshme të BE, ashtu siç janë gjetur pasaporta amerikane, kanadeze, australiane dhe në total kanë qenë 119 pasaporta, pa llogaritur këtu dokumente të tjerë si patenta, diploma, karta identiteti si dhe pajisje të teknologjisë së lartë që kryenin këtë proces falsifikimi.

Gjykata e Korçës ka njohur me masën e sigurisë Thanas Shollën dhe Besnik Dinen ndërkohë që pritet të japë masën e sigurisë për Artur Rakipin, person i cili është arrestuar në kushtet e flagrancës. Policia nuk bën më dije në qoftë se ka pasur bashkëpunim mes të tre të arrestuarve por nisur nga arrestimi në kushtet e flagrancës te Artur Rakip tregon se kontrolli në banesën e tij të marrë me qira nuk ka qenë krejt i rastësishëm.

Sipas grupit hetimor personat e dyshuar përfitonin nga 300 deri në 10 mijë euro, kjo në varësi edhe të shërbimit të kërkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco