VIDEO/ Aksidentohet makina e agjencisë turistike, 1 viktimë dhe 3 të plagosur

17:07, 21/07/2023
A+ Aa A-

Një aksident është raportuar pranë fshatit Shen Vasil, në Sarandë ku fuoristrada e një agjencie turistike është përmbysur.

Shoferi i automjetit shtetasi R.B, 40 vjeç, banues në Sarandë ka humbur jetën ndërsa kanë mbetur të plagosur 3 turistë të huaj. 

Sakaq një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Njoftimi:

Policia e Himarës/ Informacion paraprak

Në fshatin “Shën Vasil” , Himarë, ka dalë nga rruga një automjet  që drejtohej nga shtetasi R.B, 40 vjeç, banues në Sarandë.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi R.B.

Si dhe janë dëmtuar dhe transportuar në spital për ndihmë mjeksore dy shtetas që ishin pasagjerë në këtë automjet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë te rrethanave të  ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco