SYRI TV/ Përfundojnë hetimet për policët e rrugores, 4 efektivët të përfshirë në korrupsion

15:50, 21/07/2023
A+ Aa A-

SPAK ka përfunduar hetimet duke kaluar kërkesën për gjykim në GJKKO, për 4 punonjës të policisë rrugore dhe 21 qytetar. Ata akuzohen se në të paktën 8 episode përmes rryshfetit, kthenin lejet e qarkullimit të automjeteve duke shkelur ligjin.

SYRI TV

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet duke dërguar kërkesën për gjykim në Shkallën e Parë kundër Korrupsionitdhe krimit të organizuar ndaj 25 të pandehurve, mes të cilëve edhe punonjës të Policisë së Shtetit që akuzohen se merrnin rryshfet për të kthyer para afateve patentat e pezulluara.

Alkid Ndreu, Elio Picoku, Amarildo Lika, Eduart Caka, Besiko Demaj (Zoto), Kujtim Xhaja, Revi Osmani, Enis Balla, Lidian Broshka, Oltjan Muçaj, Spiro Tore, Ilir Tafa, Renato Meçuli, Ervis Dakolli, Endrit Xhambazi, Neritan Selmani, Vilson Zelia, Altin Koçi, Sefer Gianfrate, Evisjon Salku, Gerald Lusha, Ardit Shehu, Arisjon Rakipi, Sotiraq Lamaj, Arian Lika.

E gjithë skema u zbulua pas procedimi ndaj punonjësit të policisë Eduart Cakës dhe shtetasit Alkid Ndreu vitin e kaluar. Në dosjen hetimore thuhet se nëse patenta ishte pezulluar për 3 muaj rimarrja e saj kushtonte 500 euro, ndërsa për 6 muaj 1000 euro. 8 raste janë dokumentuar me prova ligjore që i implikojnë efektivët  Amarildo Lika dhe Elio Picaku në këtë skemë korruptive. Sipas SPAK qytetarë të ndryshëm pasi u bllokoheshin lejet e qarkullimit, kontaktonin punonjësit e Policisë, Alkid Ndreun, me detyrë specialist i administrimit të dokumentave, Elio Picokun me detyrë Shef Seksioni për Shërbimet Ekonomike dhe Personelin, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, Amarildo Likën dhe Kujtim Xhajën, që përkundrejt parave, të zhbllokoin lejet e qarkuillimit të automjeteve.

Hetimet zbuluan se Ndreu në akuzohet për korrupsion në dy raste ka pranuar përfitim të parregullt monetar për krthimin para kohe të lejeve të drejtimit. Madje ai gjurmonte qytetarët në rrjetin social Tik-Tok, që njoftonin heqjen e patentës, ndërsa Ndreu iu shkruante në privat. Gjithashtu edhe Picoku, ka ushtruar ndikim të paligjshëm të paktën në 4 raste. Ai thotë SPAK ka qenë pika e fundit e kontaktit për qytetarët që kanë pasur lejen e drejtimit të pezulluar apo për personat që kanë qenë ndërmjetës për të marrë lejen e drejtimit. Lika dhe Xhaja, ishin në rolin e ndërmjetësit në procesin e kthimit të lejeve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco