VIDEO/ Ekzekutimi i Nikoll Lekstakës, gjendet një makinë e djegur

17:50, 20/07/2023
A+ Aa A-

Një makinë e djegur është gjetur 24 orë pas ekzekutimit të 42-vjeçarit Nikoll Markut (Lekstaka).

Makina është gjetur e djegur në fshatin Gjadër dhe brenda saj është gjetur edhe një armë ‘Kallashnikov’.

Makina besohet se është përdorur në atentatin e djeshëm, ku dy persona ekzekutuan Lekstakën sapo doli nga një dyqan pranë banesës së tij.

Vrasja e 42-vjeçarit besohet se ka ndodhur si gjakmarrje për ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulajt, 3 muaj më herët.

Policia e Lezhës/ Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.07.2023, në Balldre të Lezhës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi N.M.(L).

Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet policore në të gjithë territorin e rrethit të Lezhës me qëllim gjetjen dhe kapjen e autorëve, në fshatin Gjadër të njësisë administrative Dajç,në një parcelë arë, nga shërbimet e policisë, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip ‘Benz’, i cili në shtator të vitit 2022, është denoncuar i vjedhur në Dimal të rrethit Berat.

Nga këqyrja e automjetit, në brendësi të tij, janë gjetur një armë zjarri automatik dhe disa gëzhoja, të gjitha të djegura plotësisht. Arma e zjarrit e gjetur dyshohet të jetë arma që është përdorur për vrasjen e shtetasit N.M.(L). U bë sekuestrimi i tyre në cilësinë e provës materiale për tu dërguar për ekspertime.

Nën drejtimin e prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore procedurale të thelluara, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco