400 kg kokainë të ardhur nga Brazili/ I akuzuari tërhiqet nga cilësia e dëshmitarit

400 kg kokainë të ardhur nga Brazili/ I akuzuari tërhiqet nga cilësia e dëshmitarit

12:25, 18/07/2023
A+ Aa A-

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur shqyrtimi gjyqësore në rastin e 400 kilogramëve drogë, në të cilën seancë i akuzuari Kadri Sheqiri është deklaruar para trupit gjykues se heq dorë nga cilësia e dëshmitarit bashkëpunues.

“Heq dore nga cilësia e dëshmitarit bashkëpunues dhe tani e tutje cilësia ime mbetet si i pandehur”, tha i akuzuari Kadri Sheqiri.

Në këtë rast, të akuzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), janë Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Brahimi, Kadri Sheqiri dhe Fehmi Bytyqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, i akuzuari Hyzri Sheqiri pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie me Prokurorinë, është dënuar me 7 muaj burgim efektiv për pengim të procedurës penale. Kurse, i akuzuari Naim Morina pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie, është dënuar me 6 muaj burgim efektiv për pengim të procedurës penale.

Pasi që i akuzuari Kadri Sheqiri hoqi dorë nga kjo cilësi, trupi gjykues theksoi se sipas Kodit të ri të Procedurës Penale autoriteti kompetent për shpallje të dëshmitarëve bashkëpunues si dhe çështjen e revokimit të kësaj cilësie është prokuroria.

Mbi këto rrethana, trupi gjykues kërkoi nga prokurori special Valdet Gashi që brenda afatit të arsyeshëm kohorë të kryej proceduat e nevojshëm pasi që i akuzuari Kadri Sheqiri hoqi dorë nga cilësia e dëshmitari bashkëpunues.

Paraprakisht kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Musa Konxheli i lexoi të drejtat dhe detyrimet të akuzuarit Kadri Sheqiri që ka në cilësi të dëshmitarit bashkëpunues, mirëpo njëjti deklaroi se qëndron vetëm prapa deklaratës së parë të dhënë në polici.

Seanca e datës 20 korrik është anuluar pasi që prokurori Gashi njoftoi se i nevojitet kohë për të zhvilluar procedurat lidhur me revokimin e cilësisë së dëshmitari bashkëpunues nga i akuzuari Kadri Sheqiri.

Seancat e radhës për këtë çështje penale u caktuan të mbahen me 11, 12 dhe 13 shtator, por këto gjithnjë si data opsionale pasi që prokurori Gashi njoftoi se ka udhëtim zyrtar dhe nuk mund të garantoi se ndonjë prokurori tjetër merr barrën që në këto data të përfaqësoj aktakuzën.

Ndryshe, në këtë shqyrtim gjyqësor patë ndryshim të trupit gjykues, ku gjyqtari Arben Hoti është ndërruar me gjyqtari Valon Kurtaj, i cili ishte prezent në shqyrtimi gjyqësorë të ditë së martë, me ç’rast me pajtimin e palëve u konsideruan të lexuara aktakuza dhe fjalët hyrëse.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë, të akuzuar janë pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, dhe gjashtë të tjerë, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Rrahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina, raporton “Betimi për Drejtësi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco