Bie alibia e Valter Bamit, arma e sekuestruar nuk është me leje

Bie alibia e Valter Bamit, arma e sekuestruar nuk është me leje

11:45, 14/07/2023
A+ Aa A-

Një ditë pasi policia ka ushtruar kontroll në banesën e Valter Bamit lidhur me armën sportive të cilën Bami pretendon se e ke me leje, ai është pyetur për vendndodhjen e armës por burime për Syri Tv kanë bërë me dije se Bami nuk është treguar bashkëpunues me policinë.

Ndërkohë që sipas grupit hetimor pas hetimeve ka rezultuar se arma të cilën Bami posedon nuk la leje. Burimet thonë se arma është blerë në një periudhë ku nuk kërkohej leje e posaçme për posedimin e asaj lloje arme, ndërsa i akuzuari ende pretendon se e ka me lejë.

Nga grupi hetimor është kërkuar dhe bashkëpunimi i avokatit mbrojtës të Valter Bamit për gjetjen e armës, e cila do të dërgohet në laborator ku do kryhen ekzaminimet për të verifikuar nëse ka lidhje me gjurmët e barutit te gjetura në kyçin e dorës së majtë të Valter Bamit. Ky i fundit i arrestuat për masakrën e Fushë-Krujës e regjistruar më datën 4 korrik në Larushk në banesën e Gentian Bejtjes, ku humbi jetën kunati i tij Ramazan Sino dhe mbetën të plagosur 2 djemtë e Bejtes 10 dhe 13 vjeç.

Ndërkohe burimet thonë se pritet sërish të ketë kontrolle në banesën e Bamit por dhe në Nikël e fshatra të tjera të Fush Krujës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco