Gaboi qëllimisht prokuroria me Ahmetajn? Muçi: Duhej të kishte ndjekur taktikë tjetër hetimore

Gaboi qëllimisht prokuroria me Ahmetajn? Muçi: Duhej të kishte ndjekur taktikë tjetër hetimore

09:31, 14/07/2023
A+ Aa A-

Në rastin e Arben Ahmetajt, prokuroria duhej të kishte ndjekur një taktikë të ndryshme hetimore. I këtij mendimi është ish-Anëtar i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi i cili thekson se prokuroria duhej ta kishte marrë parasysh mundësinë që provat mund të dëmtoheshin.

I ftuar në “Debat” mbrëmjen e së enjtes, Muçi argumenton se në momentin që ish-numri dy i qeverisë Rama u thirr për të dëshmuar për disa orë me radhë, ai u vu në dijeni në një farë mënyre edhe për informacionet që autoritetet kishin ndaj tij.

“Prokuroria i ka pasur të gjitha mundësitë. Qëkur bëri kontrollet e banesave, duhej t’i kishte kërkuar parlamentit atë që i kërkoi sot. Pastaj të pyetej Ahmetaj si person nën hetim,” shton ai.

Por, a veproi drejtësia në mënyrë aksidentale në këtë rast apo zgjodhi ta mbyllte një sy vetë?

Sipas Besnik Muçi, nga provat që po dalin në sipërfaqe sot, duket se prokuroria ka pasur indicie dhe prova të mjaftueshme për t’i atribuuar Ahmetajt fakte penale edhe pa e pyetur.

“Në momentin që kishte kaq të dhëna, mund të kishte vepruar taktikisht ndryshme. Nuk besoj se ka gabuar në mënyrë të ndërgjegjshme. Ndoshta nuk kanë qenë tërësisht të bindur.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco