SYRI TV/ Shkon në gjykatë dosja për tragjedinë e Potamit, ish-polici Tase akuzohet për vrasje me dashje

14:09, 11/07/2023
A+ Aa A-

Nëntë persona kanë shkuar në gjykatën e Vlorës për tragjedinë e Potamit ku humbi jetën pasi u përplas nga skafi e mitura Jonada Avdia. Prokuroria e qytetit bregdetar akuzon ish-oficerin e policisë Arjan Tasen për vrasje me dashje në mënyrë indirekte dhe punonjës të tjerë të policisë së Himarës dhe bashkisë për shpërdorim detyre

Nga SYRI TV

Pas një viti nga tragjedia në Potam të Himarës  ku humbi jetën e mitura Jonada Avdia, prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjykatë 9 persona.

Në njoftimin zyrtar, Prokuroria bën të ditur se ka marrë të pandehur përveç drejtuesit të skafit dhe 9 zyrtarë të policisë dhe bashkisë Himarë. 

Nga hetimet ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit nga ana e drejtuesit të mjetit lundrues Arjan Tase, të zonës së përcaktuar (kufizuar) për notarë si dhe manovrës së gabuar në drejtimin e mjetit.

Mbi ish-policin do të rëndojë akuza e  “Vrasje me dashje” në mënyrë indirekte parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Ndërsa ish zyrtarët e tjerë të baskisë, organi i akuzës i ka çuar për gjykim me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Hetimet janë përqendruar në institucionet përgjegjëse të ngarkuara për zbatimin e sigurisë në plazhe gjatë sezonit turistik dhe konkretisht Bashkia Himarë, Komisariati Himarë si dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, duke u marrë në cilësinë e të pandehurve shtetasit:

.T, ish-Shefi Seksioni i Policimit në Komunitet në komisariatin e Policisë Elbasan, i cili përplasi me skaf të miturën që kishte ardhur me pushime në Shqipëri nga Anglia, rëndon akuza e “Vrasje me dashje” në mënyrë indirekte.

Fatos Muka, me detyrë shef i sektorit të kufirit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë,

Neritan Buzi me detyrë shef stacioni në Stacionin e Policisë Kufitare, Dhërmi, në sektorin e kufirit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë

L. A.,  B.M. dhe K.H., me detyrë trupa shërbimi në mjetin lundrues BP06, të ngarkuar me kontrollin e vijës bregdetare në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi,

A. D. me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Himarë si dhe përgjegjës dhe punonjës të Policisë Bashkiake në bashkinë Himarë akuzohen për shpërdorim detyre.

Ngjarja e cila solli reagime te shumta në Shqipëri dhe që u shoqërua edhe me protesta nga shoqëria civile por edhe nga pronarët e skafeve ndodhi me 3 gusht ne plazhin e Potamit ku efektivi i policisë, Arjan Tase goditi për vdekje me skaf vajzën 7-vjeçare të familjes Avdia e cila ishte në breg të detit së bashku me babanë e saj dhe kishte ardhur në Shqipëri për pushime.

Gazetar: F. Gjinaj

Pamje: Syri TV

Montazhier: L. Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco