Dosja Ahmetaj: 34 mijë € pagesa, lista e hoteleve që u paguan për ish-ministrin

Dosja Ahmetaj: 34 mijë € pagesa, lista e hoteleve që u paguan për ish-ministrin

10:58, 11/07/2023
A+ Aa A-

rokuroria e Posaçme në materialin e dorëzuar kuvendit të Shqipërisë ka renditur të gjitha udhëtimet e shtetasit Arben Ahmetaj jashtë territorit të Shqipërisë, të nisura nga viti 2021.
Sipas prokurorisë së Posaçme, rezulton se për akomodimin në disa hotele luksoze, ku Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij Erjola Hoxha kanë qendruar, janë paguar nga Klodian Zoto.

Në dosjen prej 12 faqesh të SPAK janë listuar të gjithë hotelet ku ish-zëvendës kryeministri ka qendruar dhe se si është bërë pagesa e nga kush është bërë.
Dhe nga materialet e siguruara nga SPAK vërtetohen njohjet e hershme mes Arben Ahmetaj, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri

Gjithashtu SPAK pretendon se gjatë periudhës 2013-2017, pronarët e inceneratorëve kanë paguar për Ahmetajn dhe familjarët e tij rreth 34 mijë euro për bileta avioni dhe pagesa hotelesh.

“Në e-mailin e shtetasit Klodian Zoto më datë 20.02.2014, i është dërguar e-mail nga Booking.com për prenotimin e tij në hotel Sans Souci në Vienë, ku konfirmohet për Suite Master për klientin Arben Ahmetaj ( më parë Klodian Zoto), prenotim I kryer fillimisht më datë 20.02.2014 deri më 23.02.2014. Nga të dhënat e TIMS, shtetasi Arben ahmetaj ka dalë nga territory I Shqipërisë nëpërmjet PKK Rinas, nëpërmjet linjës së fluturimit Austria Airlines- Viena dhe ëhstë kthyer më 26.02.2014 me të njëjtën linjë fluturimi”,-thuhet në dosjen e SPAK.

Po ashtu në kompjuterin e Klodian Zotos janë gjetur të dhëna për prenotime të cilart ai i ka bërë për Erjola Hoxhën, bashkëjetuesen e Arben Ahmetajt, e po ashtu edhe për Mirel Mërtirin.

“Në kompjuterin e Klodian Zoto është gjetur një document nga Four Season Hotel, Milano, me emërtimin “Modulo për l’abbedito su carta Credito”, në të cilën pasqyrohet se poseduesi I kartës, Klodian Zoto ka bërë një rezervim për shtetasit Eroja Hosha dhe Mirel Mërtiri për periudhën nga data 19.11.2015 për Super queen dhe nga data 20.11.2015për King Junior dhe me datë kthimi 22.11.2015.

Në e-mailin e Zotos është gjetur gjithashtu rezervim nga Booking.com me guest name Erjola Hoxhën për hotelin Four Season Milano për të njëjtën periudhë, Nga të dhënat e TIMS Erjola Hoxha ka dalë nga territori i Shqipërisë më 19.11.2015 me linëjn e ALITALIA-AZ 510/507 Romë dhe është kthyer me datë 22.11.2015 me linjën ALITALIA-AZ 506/511Milano. Po ashtu nga të dhënat e sistemit TIMS më datë 20.11.2015 ka dalë nga territori i Shqipërisë me linjën ALITALIA-AZ 506/511Milano edhe Arben Ahmetaj i cili më pas është kthyer më kthyer me datë 22.11.2015 me të njëjtën linjë si Erjola Hoxha”, thuhet në dosje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco