U godit me thikë nga bashkëshorti 1 muaj më parë, ndërron jetë në spital Marjola Myrtollari

U godit me thikë nga bashkëshorti 1 muaj më parë, ndërron jetë në spital Marjola Myrtollari

08:21, 01/07/2023
A+ Aa A-

Ndërron jetë Marjola Myrtollari, e cila u plagos në datën 4 qershor, nga bashkëshorti i saj Aleko Myrtollari.

Marjola prej gati 1 muaji ndodhej në QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore, ku gjasat për rikthim ishin të pakta për shkak të plagëve të shumta te marra si pasojë e goditjes me thikë disa herë në trup.

Edhe pse mjekët kryen disa ndërhyrje kirurgjikale, ajo nuk mundi të fitonte betejën me jetën. Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth 1 muaj më parë në Korçë ku Aleko Myrtollari goditi bashkëshorten me thikë dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Vetëm 2 ditë më pas ai u vetëdorëzua. Në gjykatë ai deklaroi se aktin e kreu pas konfliktit me bashkëshorten që kish nisur për shkaqe xhelozie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco