FOTO/ Shqiptari qëllohet me plumb në kokë

FOTO/ Shqiptari qëllohet me plumb në kokë

17:49, 30/06/2023
A+ Aa A-

Misterioze shkaqet e një sherri që përfundoi me një shqiptar që është qëlluar me plumb në kokë dhe një italian i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Santo Cantone, në lagjen Nesima në Katania.

Detajet e ngjarjes janë ende të paqarta. Mësohet se një nga të plagosurit është përpjekur të ikte përmes një ballkoni, duke lënë gjurmë gjaku në muret jashtë ndërtesës.

Image

Hetimet e policisë shkencore janë ende në zhvillim e sipër, ndërkaq në vendngjarje u gjet një pistoletë. Armët e përdorura ose të pranishme në skenë, megjithatë, mund të jenë më shumë se një.

I plagosuri në kokë është një qytetar shqiptar i cili është dërgyar urgjentisht në urgjencën e spitalit Garibaldi-Nesima, ndërsa tjetri-gjithashtu i plagosur, por në një formë më pak të rëndë-është një 40-vjeçar nga Catania.

Apartamenti nuk është i regjistruar për asnjërin prej tyre, por për një person të tretë që është gjithashtu me kombësi italiane.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco