EMRI/ Qëndronte në lokal i armatosur, arrestohet në Sukth 34 vjeçai nga Kuçova

EMRI/ Qëndronte në lokal i armatosur, arrestohet në Sukth 34 vjeçai nga Kuçova

11:42, 30/06/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë së Durrësit ka rënë një 34 vjeçar nga Kuçova i cili qëndronte i armatosur me pistoletë në një lokal në Sukth.

Sipas burimeve për SYRI-n, në kuadër të operacionit "Klienti" u arrestua shtetasi Bojken Suli.

Njoftimi i policisë/ Sukth, Durrës

Finalizohet falë inteligjencës policore, operacioni i koduar “Klienti”, sekuestrohet 1 pistoletë.

I pajisur me armë zjarri, teksa qendronte në një lokal në Sukth, kapet në flagrancë dhe arrestohet 34-vjeçari.

Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, si dhe në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të situatës në nivel qarku, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posacme "Shqiponja" të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Klienti”, në kuadër të të cilit u godit një rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.

Për këtë rast u arrestua shtetasi B. S., 34 vjeç, banues në Kuçovë.

34-vjeçari u kap në flagrancë, në një lokal në lagjen “Perimore”, Sukth, teksa mbante me vete një armë zjarri pistoletë, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco