Aksidentoi këmbësorin në Maliq, arrestohet 31 vjeçari

Aksidentoi këmbësorin në Maliq, arrestohet 31 vjeçari

16:58, 29/06/2023
A+ Aa A-

Policia e Korçës ka arrestuar një 31 vjeçar pasi aksidentoi me makinë një këmbësor në në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Symiz, Maliq.

60 vjeçari ende i paidentifikuar, i cili u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Njoftimi/ DVP Korçë

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin L. A., 31 vjeç, pasi sot në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Symiz, Maliq, duke drejtuar automjetin tip "Volksëagen", ka aksidentuar një këmbësor rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar.

---

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 32 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në fshatin Zvirinë, për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me grushte në fytyrë, një 43-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

---

Korçë/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:35, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Çiflig, Korçë, shtetasi S. Sh., rreth 54 vjeç, banues në fshatin Biranj, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka marrë lëndime drejtuesi, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco