Me tre kilogram heroinë me vete, prangosen tre shqiptarë në Itali

Me tre kilogram heroinë me vete, prangosen tre shqiptarë në Itali

14:40, 29/06/2023
A+ Aa A-

Tre shqiptar janë vënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike. Mediat italiane shkruajnë se ndalimi i tyre është bërë në zonën e Ravenës në stacionin Borgo Urbeço.

Në momentin e arrestimit shqiptarët e moshave të ndryshme janë gjetur me tre kilogramëve heroinë tashmë të ndarë dhe të bërë gati për shitje.

Krahas drogës, karabinierët gjetën edhe një peshore precize, material për paketimin dhe shitjen me pakicë të drogës dhe 500 euro cash, që mendohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës.

Në përfundim të kontrolleve, të tre u arrestuan dhe u akuzuan për posedim droge për qëllime trafiku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco