Shpërthim me tritol në garazhin e biznesmenit në Shkodër (EMRI)

Shpërthim me tritol në garazhin e biznesmenit në Shkodër (EMRI)

13:00, 29/06/2023
A+ Aa A-

Një sasi tritoli ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të Enjte në banesën e shtetasit Agim Uraj në Shkodër. Ngjarja ndodhi në lagjen “10 korriku” në hyrje të qytetit, ndërsa tritoli është vendosur në derën e garazhit të 52 vjeçarit i cili është biznesmen prej vitesh në Shkodër.

Mësohet se në momentin e shpërthimit të lëndës plasëse familja Uraj ndodhej brenda banesës, por fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

“Në lagjen ‘’10 Korriku’’, në rrugën e ‘’Karahases’’, në orët e para të mëngjesit, në pjesën e jashtme të garazhit(te dera), në pronësi të shtetasit A. U., 52 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale”,- njoftoi Policia.

Ndërkohë dyshohet se kanë qenë dy persona të cilët kanë hedhur lëndë eksplozive dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur, por deri më tani ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tyre.

Banesa ku ndodhi shpërthimi me tritol është e monitoruar nga kamerat e sigurisë dhe policia i ka sekuestruar për të bërë të mundur kqyrjen e tyre.

Ndërkohë biznesmeni Agim Uraj ka dhënë deklaratën e tij për policinë e shtetit duke thënë se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët që kanë vendosur tritolin dhe se nuk ka konflikte me asnjë person. Policia ende nuk e ka një pistë të saktë hetimi edhe pse dyshimi kryesor lidhet me aktivitetin e 52 vjeçarit si biznesmen në Shkodër.

Policia dhe prokuroria e Shkodrës janë duke hetuar për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të shpërthimit me tritol në banesën e shtetasit Agim Uraj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco