Dalin pamjet e operacionit/ Proda: Mes të arrestuarve ka edhe biznesmenë

11:48, 29/06/2023
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga operacioni në Elbasan, që nisi mbrëmë dhe që iu konkludua me arrestimin e 45 personave.

Pas 3 muajve hetime është finalizuar operacioni “Rrjeti” duke goditur 4 grupe kriminale dhe prangosur 45 persona, ndërsa 7 të tjerë janë shpallur në kërkim. Këto grupe merreshin me prodhimin dhe shpërndarjen e drogës, por gjatë kontrollit iu gjetën dhe armë.

Në deklaratën zyrtare, se u godit totalisht një grup kriminal dhe pjesërisht 3 të tjerë. 25 nga të arrestuarit ishin skeduar për trafikun e drogës, teksa në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 1.3 kg kokainë, 860 gr heroinë, 1.3 kg kanabis, 1 kallashnikov, 51 mln lekë dhe 15 mijë €, silenciatorë, fishekë, jelek antiplumb dhe mijëra doza drogë.

Mbi 490 efektivë policie kanë marrë pjesë në operacion si dhe janë kontrolluar dhjetra banesa dhe lokale në Elbasan, Pogradec, Prrenjas, Librazhd, Cërrik dhe Belsh.

Drejtori i Policisë së Elbasanit, Ilir Proda, është shprehur se mes të arrestuarve ka edhe biznesmenë dhe me shkollë të lartë.

"Kemi zbatuar urdhrat e prokurorit për ndalimin e shtetasve. Rrugët e drogës dihen. Janë ndaluar në bazë të urdhrit të lëshuar nga prokurori. Hetimi është në vazhdim edhe për disa subjekte të tjera. Janë goditur drejtues të grupeve kriminale në këtë qytet. Mes tyre ka biznesmenë dhe persona me arsim të lartë. Kryesisht janë mbi 20 vjeç, deri në 65-vjeç," tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco