Sherr me policët dhe mjekët në spital pasi i vdiq i afërmi/ Jepet masa për Brikel Aliaj

Sherr me policët dhe mjekët në spital pasi i vdiq i afërmi/ Jepet masa për Brikel Aliaj

16:00, 22/06/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Vlorës vendos masën e sigurisë “arrest me burg” Brikel Alikaj i arrestuar dy ditë më parë nga policia e Vlorës pas konfliktit në spitalin e Vlorës.

Brikel Alikaj ka kundërshtuar forcat e policisë pas një rasti të paprecedent në spital.

Familjar i tij, një 35 vjeçar e kishte zënë korrenti teksa i përcjellë më urigjencë në spital autoambulanës nuk i ishte hapur dera Kjo gjë ka shkaktuar tension të situatës dhe përplasje të tyre me uniformat blu.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për të e pranuar nga gjyqtarja Vjola Canaj. Pala mbrojtëse e përfaqësuar nga Odeta Aliraj ka kërkuar lirim me kusht.

Gjykata bazuar në pamjet filmike e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin teksa ka pranuar kërkesën e prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco