Lajmi i fundit

Aksident me vdekje në rrugën e Rinasit

SYRI TV/ Detaje të reja nga vdekje e të riut në fasoneri, Taulant Dika tentoi ta lëvizte i vetëm tranxhën

14:34, 22/06/2023
A+ Aa A-

Policia e Krujës ka arrestuar administratorin e fasonerisë në Thumanë ku humbi jetën punëtori Taulant Dika, babai i dy fëmije të mitur. Administratori i fasonerisë akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë ndërsa ka dyshime se ka tentuar të fshehë ngjarjen. 33 vjeçari u aksidentuar për vdekje e në vendin e punës teksa tentoi të lëvizte i vetëm një pjesë të makinerisë e cila e zuri poshtë duke i shkatuar goditje fatale.

SYRI TV

Një ditë pas aksident tragjik në një fasoneri, ku humbi jetën duke punuar 33 vjeçari , Taulant Dika, babai i dy fëmijë të mitur, Policia e Krujës, ka arrestuar administratorin e biznesit privat, Fredi Kaleshi, 48 vjeç.

Ai akuzohet veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë". Ndërkohë detaje të reja kanë dalë nga aksidentimi i të riut në vendin e punës. Ai ka tentuar të lëvize makinerinë me të cilën punonte, një tranxhe që pret lekurën që shërben për këpucët.

Pesha e një tranxheje arrin 20 kuintal dhe 33 vjeçari ka tentuar ta lëviz i vetëm pa ndihmën e kolegëve.

Gjatë tentativës për ta spostuar, tranxha ka dalë nga balanca duke u rrëzuar dhe zënë poshtë 33 vjeçarin, dhe duke i shkaktuar vdekjen. Pas aksidentit, ka dyshime se administratoi i fasonerisë ka tentuar të fshehë ngjarjen duke mos njoftuar as ambulancën. 

Fasoneria e këpucëve është hapur vetëm para disa kohësh dhe pas aksidentit të rëndë ku humbi jetën një punëtor, është mbyllur. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe pritet të merren në pyetje punonjësit e fasonerisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco