FOTO/ Trupi i viktimës në morgun e kampit, avokatja: Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe dhunë

FOTO/ Trupi i viktimës në morgun e kampit, avokatja: Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe dhunë

13:13, 20/06/2023
A+ Aa A-

Avokatja që përfaqëson të drejtat ligjore të komunitetit të muxhahedinëve në Shqipëri ka folur për mediat, duke konfirmuar edhe njëherë se ka një person të vdekur nga përdorimi pa kriter i gazit lotsjellës nga ana e policisë ndaj muxhahedinëve.

Nga pamjet e siguruara nga morgu i kampit dallohet viktima i mbuluar me çarçaf, ku avokatja ka theksuar se policia ka përdorur dhunë dhe gaz lotsjellës pa kriter.

Avokatja: Unë jam avokatja që përfaqëson të drejtat ligjore të komunitetit të muxhahedinëve që kanë statusin e të personave të mbrojtur në Shqipëri. Personi ka humbur jetën. Nuk e kuptoj absolutisht se nëse kanë një urdhër le të vijnë të bëjnë kontrollit por skanë nevojë të humbi jetën dikush dhe të ketë të plagosur në dhomat e tjera. Për shkak të përdorimit të gazit lotsjellës personi ka pësuar mbytje. Këtu ka shenja. Ky është spraiti që ka përdorur policia në momentin që janë futur në kamp.

Po dëgjojmë që është përdorur dhunë nga banorët e kampit por këta janë të paarmatosur dhe në këtë moshë kuptohet se kush ka ushtruar dhunë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco