VIDEO-LIVE/ Përplasje në kampin e MEK, dyshohet për 2 muxhahedin të vdekur

12:19, 20/06/2023
A+ Aa A-

Prej mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit ka zbarkuar në kampin e MEK dhe në Manëz, Durrës për të ushtruar kontrolle në të gjitha ambientet dhe zyrat ku janë strehuar aktivistë të opozitës iraniane. Burimet thanë se po ushtrohen kontrolle të imtësishme në pajisje elektronike si kompjutera, telefonë, dronë, etj.

Zëdhënësi i kampit të iranianëve MEK në Manzë të Durrësit pretendon se policia shqiptare ka vrarë një person brenda kampit dhe ka plagosur 36 të tjerë. Madje ata kanë postuar emrin e viktimës, duke thënë se ai quhet Ali Mostashari.

Një tjetër dëshmi e rëndë vjen nga kampi MEK në Manz, ku sipas një tjetër banori janë vrarë dy persona.

‘Dy persona kanë humbur jeteën. Policia shqiptare ka vrarë 2 muxhahedin. Jo me armë zjarri por me sprite’, thotë banori për mediat.

Banori: Dy persona kanë humbur jeteën. Policia shqiptare ka vrarë 2 muxhahedin. Jo me armë zjarri por me sprite. Këto veprime vetëm po ndihmojnë diktatorin e Iranit. Ne jemi për demokraci, ne jemi kundër diktatorit. Dy persona që human jetën ndodhen brenda në spitalin tonë. Garda Revolucionare po vret muxhahedin në Teheran, policia shqiptare po vret muxhahedin këtu në vendin tonë. Se përse nuk e di. Tani po shkoj në spitalin e kësaj qendre për të parë gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco