VIDEO/ Tensione në kampin e MEK/ Policia përplaset me muxhahedinët

11:26, 20/06/2023
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka nisur paraditen e së martës një kontroll në kampin e muxhahedinëve.

Urdhri i kontrollit është lëshuar nga Gjykata e Posaçme në ambientet e kampit MEK, në Manzë të Durrësit. Kontrollet vijnë vetëm pak kohë nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit mbi parandalimin e luftës kundër terrorizmit dhe sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë.

Mësohet se shtetasit iranianët që banojnë në kampin e MEK janë përplasur me policinë.

Burime konfidenciale thonë se ka dyshime për disa të lënduar pasi ka pasur konflikte mes efektivëve dhe banorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco