Bllokohen 3 mjete lundruese në bregdet, një prej skafeve dyshohet se është i vjedhur

Bllokohen 3 mjete lundruese në bregdet, një prej skafeve dyshohet se është i vjedhur

10:22, 18/06/2023
A+ Aa A-

Policia kufitarë po vazhdon të bëjë kontrolle në gjithë vijen e bregdetit për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit tusistik dhe për të pqarandaluar krimet e bëra në rrugë detare.

Këtë të diel janë bllokuar tre mjete lundruese dy skafe dhe një varkë plastike.

Varka plastike dhe njëri nga skafët u bllokuan sepse lundronin të papajisur me dokumentet e nevojshme. Drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative 110 000 dhe 10 000 lekë të rinj. Skafi tjetër u bllokua pasi dyshohet se ishte i vjedhur në Australi, drejtuesi i tij u procedua penalisht.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Në vendin e quajtur “Hunda e Marinës”, Sarandë, u bllokua një mjet lundrimi varkë plastike, sepse drejtuesi i saj nuk kishte certifikatën për ushtrimin e veprimtarisë si operator ekonomik në fushën e turizmit, si dhe sepse nuk kishte në bord, dokumentet e nevojshme për daljen në det. Për këto shkelje, drejtuesi i këtij mjeti, u ndëshkua me 2 masa administrative, me vlerë totale 110 000 lekë të rinj.

Në portin e Durrësit, si rezultat i veprimeve verifikuese të kryera në bashkëpunim me homologët gjermanë, u bllokua mjeti lundrues skaf, me drejtues shtetasin F. L., 41 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ky mjet lundrues është vjedhur në Australi. Për 41-vjeçarin u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Në liqenin e Shkodrës, u bllokua një mjet lundrimi skaf, pasi drejtuesi i tij nuk kishte në bord, dokumentet e nevojshme për daljen në det. Për këtë shkelje, drejtuesi i këtij mjeti lundrues, u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë të rinj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco