Vdes i dënuari me 35 vite burg për vrasjen e gruas

Vdes i dënuari me 35 vite burg për vrasjen e gruas

10:17, 18/06/2023
A+ Aa A-

Një i dënuar me 35 vite burg, për vrasjen e bashkëshortes së tij ka ndërruar jetë në spitalin e burgjeve.

Adem Tale, i datëlindjes 1943, lindur e banues në Kukës i cili ishte i dënuar për vrasje ka ndërruar jetë këtë të diel më 18.06.2023, në Spitalin e Burgjeve në orën 09:10 si pasojë e arrestit kardio-respirator.

Tale  ka ardhur nga IEVP Durrës dhe është shtruar në Qendrën Spitalore të Burgjeve në datën 06.06.2023. Ai është dënuar me 35 vjet për vrasje.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve menjëherë njoftoi Prokurorinë, SHKBB, oficerët e policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë për kryerjen e veprimeve procedurale

Adem Tale vrau në 4 prill 2018 bashkëshorten e tij në banesen e tyre ne fshatin Borje të Kukësit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të datës 3 prill 2018, por për shkak të distancës. autori Adem Tala, 75 vjeç, u kap më vonë nga policia.

Babai i gjashtë fëmijëve pasi goditi në kokë gruan e tij 68 vjeçe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco