VIDEO/ Pamje tronditëse nga aksidenti në Lezhë, humb jetën një polic/ EMRI

12:12, 16/06/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një polici u shënua sot në aksin rrugor Lezhë – Shkodër në afërsi të fshatit Balldre.

Burimet bëjnë të ditur se Gazmir Zhuka ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes së dy makinave, ku kanë mbetur të plagosur edhe disa persona të tjerë.

Siç duket edhe në këto pamje, përplasja ka qenë mjaft e fortë. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore, ashtu sikurse edhe zjarrfikësja që bëri të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës nga mjeti. Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë.

Lezhë/Informacion paraprak 

Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në Balldre, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin G. Zh., 46 vjeç, banues në Tiranë (punonjës policie, jashtë orarit të shërbimit) dhe automjeti me drejtues shtetasin serb D. P., 30 vjeç.

Si pasojë, ka marrë dëmtime të rënda fizike, shtetasi G. Zh. i cili është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, për të marrë ndihmë mjekësore, por ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco