EMRAT/ I lë tritolin në oborr fqinjit dhe e kallëzon, kamerat e nxjerrin zbuluar

11:07, 16/06/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 44-vjeçar në Vorë, pasi la qëllimisht 2 kallëpe tritoli mbështjellë në qese në oborrin e banesës së fqinjit të tij për ta futur në kurth.

Pamjet e siguruara nga kamerat, tregojnë se si i arrestuari ka vendosur sasinë e lëndës plasëse në oborr dhe më pas ka njoftuar policinë që të arrestonin pronari i banesës.

Sipas burimeve për SYRI-n, i arrestuar ëshë 44 vjeçari Sokol Mesiti banues në Peza, ndërsa fqinji i tij 46 vjeçar është Kujtim Kaçurri.

NJOFTIMI ZYRTAR

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, pas kallëzimit se një shtetas mbante lëndë eksplozive në banesën e tij, menjëherë kanë organizuar operacionin policor të koduar “Mesnata”, për kapjen dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi Sokol Mesiti, 44 vjeç, banues në Prezë.

Pas kallëzimit se shtetasi Kujtim Kaçurri, 46 vjeç, mbante lëndë plasëse (tritol) në banesë, shërbimet e Policisë kanë ushtruar menjëherë kontroll dhe në oborrin e kësaj banese kanë gjetur të mbështjella në një qese plastmasi dy kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse tritol, së bashku me fitilin ndezës, dhe dy detonatorë.

Pas deklarimit të shtetasit Kujtim Kaçurri se nuk ishte ai poseduesi i lëndës plasëse, shërbimet e Policisë kanë kryer veprime hetimore nga të cilat ka rezultuar se lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e kësaj banese, nga shtetasi Sokol Mesiti, me qëllim që 46-vjeçari, pronari i banesës, të ngarkohej me përgjegjësi penale, për mbajtje të lëndës eksplozive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy kallëpet me tritol, së bashku me fitilin ndezës, dy detonatorët dhe veshjet që ka mbajtur autori gjatë vendosjes së lëndës eksplozive.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco