FOTOLAJM/ Mori hakun e vëllait të tij, ja pse autori qëlloi me dorën e majtë

FOTOLAJM/ Mori hakun e vëllait të tij, ja pse autori qëlloi me dorën e majtë

10:00, 22/05/2023
A+ Aa A-

Autori i dyshuar i vrasjes në Kavajë, Habib Rexha është në arrati dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij. Policia ofron 10 mijë euro shpërblim për çdo qytetar që jep informacione që do të bëjnë të mundur kapjen e tij.

Habib Rexha vrau pasditen e djeshme me një plumb në kokë 48-vjeçarin Arjan Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij në një lokal në Kavajë. Ai ka vepruar i vetëm dhe pas vrasjes ka arritur që të largohet në këmbë, ndërsa policia ka publikuar edhe foton e tij dhe kërkon nga qytetarët informacione që mund të çojnë në gjurmët e tij.

Arma është shkrepur me dorën e majtë pasi autori dorën e djathtë e ka të dëmtuar.

Shkak i vrasjes është hakmarrja, pasi Habib Rexha është vëllai i Altin Rexhës, i cili mbeti i vrarë në vrasjen e dyfishtë në muajin mars të këtij viti në Kavajë, ku viktimë mbeti edhe Edmond Gosa. Duket se Habib Rexha mori hakun e të vëllait, për një vrasje të dyfishtë në muajin mars që nisi për një konflikt banal.

Autori veproi i vetëm, e duket se është përpjekur që shenjën e hakmarrjes t’ia kthejë në të njëjtën mënyrë fisit Gosa. Ashtu sikurse Arjani u ekzekutua në sy të të atit, edhe Altin Rexha kishte pasur të birin përdore kur Edmond Gosa e la të vdekur. I tronditur, babai i mbetur tashmë pa asnjërin nga dy djemtë, Osman Gosa nuk ka dhënë asnjë dëshmi para grupit hetimor, e ndërsa në pamje duket i përhumbur teksa grupi i ekspertëve këqyrin vendin e ngjarjes.

Image

Autori, i cili dorën e djathtë e ka të dëmtuar

Image

Autori me vëllain e vrarë më 29 mars

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco