Sot gjyqi për Fredi Belerin, kandidatin fitues të Himarës: avokat Cakrani i ftuar në 'Kafe Shqeto'

Sot gjyqi për Fredi Belerin, kandidatin fitues të Himarës: avokat Cakrani i ftuar në 'Kafe Shqeto'

08:17, 22/05/2023
A+ Aa A-

Ndërsa sot pritet gjyqi për Fredi Belerin, kandidatin e opozitës që fitoi bashkinë e Himarës, ka folur mbi rastin avokat Kujtim Cakrani, i ftuar në studion e Kafe Shqeto në SYRI TV. I ftuar po ashtu edhe gazetari Genc Burimi.

Pasi u publikua në media emri i të infiltruarit të Policisë për arrestimin e Fredi Belerit, kandidatit të opozitës që fitoi bashkinë e Himarës, emri i Arens Ramës, ka reaguar vëllai i tij, Abdul Rama.

Ky i fundit ka hedhur poshtë akuzat e ngritura që mund të kenë biseduar me kryebashkiakun e Himarës për çështje votash. Për mediat, Abdul Rama ka treguar  se me Belerin kanë pasur marrëdhënie familjare pasi u blinte peshkun që ata gjuanin në det.

Abdul Rama u shpreh se në asnjë rast, familja e tij nuk ka bërë biseda pagese për vota, ndërsa tregon ndërhyrjen e Policisë dhe shoqërimin e familjarëve. 

Vëllai i Arens Ramës ka kërkuar gjithashtu të zbardhet e vërteta edhe nëse vëllai i tij mund të jetë përdorur në rastin e Fredi Belerit.

Familja Rama njihet si familje peshkatare në Himarë, ku tre vjet më parë familja me katër anëtarë u përfshi në një incident, varka u përmbys në ujë dhe si pasojë humbi jetën nëna e dy vëllezërve, Mirela Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco