Krimi në Elbasan, burri i vrau motrën, flet bashkëshortja e tij: Ishte nxehur se nuk hapi telefonin! Do kërkojmë dënimin, e ka hak

Krimi në Elbasan, burri i vrau motrën, flet bashkëshortja e tij: Ishte nxehur se nuk hapi telefonin! Do kërkojmë dënimin, e ka hak

16:56, 17/05/2023
A+ Aa A-

Bashkëshortja e autorit të krimit në Elbasan ka treguar se ngjarja e rëndë ndodhi sepse motra nuk i hapi telefonin.

“Ishte nxehur se nuk hapi telefonin. Unë nuk kisha telefon, isha me motrën dhe ai mori motrën. Ishim të dyja nëpër ara. Ziheshin kot për gjëra koti. Sherr koti për punët e shtëpisë, s’ka ndonjë gjë. Njeriut në shtëpi i ndodhin lloj lloj gjërash. Me mua s’kishte konflikti bashkëshorti. Kishte pirë një ditë dhe u zunë. Që aty motra e mori inat. Bashkëshorti merret me pastrim. Nuk e mbanim dot sot, ishte i fortë. Nuk e di kush i njoftoi por erdhi një polic para, pastaj erdhi ambulanca. Sot kërkojmë drejtësi. Dënimin deri në fund se e ka hak. Ishte e papritur kjo gjë, punë telefoni. Nuk ishte i alkoolizuar ato momente”, tha bashkëshortja e autorit.

Fqinjët kanë rrëfyer ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan ku një grua mbeti e vdekur nga kunati i saj, i cili e qëlloi me sëpatë në mes të rrugës.

“Nuk bërititi ajo. Mua më thirri një komshie nga dritarja e bërtiti: “Po e therin oj Dije”. I thashë nuk të dëgjoja, vec e theri dëgjova. Almën e kam parë që kalon ndonjëherë me dele. Nuk dalin fort ata. U tronditëm. Është gjynah, goca e re. Pse ai që kanë futur në shtëpi e ka vrarë? Ai qenka katil”, tha një e moshuar.

“Unë dëgjova zhurmë dhe ajo gruaja kërkoi ndihmë, ujë. Dola unë, nxora ujë me kovë. Erdhi e mori vetë ajo. Kishte gjak nga surrati. Tjetra ishte shtrirë.  Janë goca të mira, në punë të vet”, tha një tjetër grua.

Tefik Tashi, 58-vjeçari që vrau kunatën në rrugë më sëpatë ishte i dehur kur kreu krimin makabër. Ai, pasi u arrestua nga policia ka deklaruar se aktin e rëndë e ka kryer pasi kunata Alma Qevani e kishte sharë. Fillimisht mes të dyve ka pasur një debat verbal, teksa situata është tensionuar dhe me sëpatën që kishte në dorë qëlloi drejt 44-vjeçares. Tashi pritet të merret në pyetje sërish për të sqaruar rrethanat e ngjarjes pasi t’i dalë pija, pasi në gjendjen që është aktualisht është e pamundur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco