SYRI TV/ Si u arrestua në Marok ekzekutori portugez i Ardian Nikulajt

09:11, 09/05/2023
A+ Aa A-

Ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj është arrestuar në Marok. Sipas Policisë së Shtetit, mësohet se pas shkëmbimit të informacioneve është lokalizuar dhe kapur në Rabat, Marok portugezi Ruben Saraiva. Ndërkohë që për këtë vrasje janë vënë në pranga në Angli, organizatori Edmond Haxhia si dhe shtetasit anglezë që vëzhguan biznesmenin. Në kërkim nga i gjithë grupi organizator është vetëm anglezi Simpson

SYRI TV

Arrestohet në Marok autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulajt.

Policia në një njoftim për shtyp bë me dije se është vënë në pranga portugezi Ruben Saraiva, 28-vjeçari që akuzohet se ka ekzekutuar biznesmenin.

Sipas Policisë së Shtetit, bëhet me dije se policia marokene, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Rabat, Marok, ka bërë të mundur lokalizmin në Rabat, kapjen dhe vënien në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, të shtetasit portugez Ruben Saraiva.

Për këtë të fundit gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin të datës 26.04.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” për 28-vjeçarin.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me autoritetet marokene, po punon për të bërë të mundur ekstradimin e 28-vjeçarit, drejt Shqipërisë.

Ndërkohë vijon intensivisht puna kërkimore në bashkëpunim të ngushtë me partnerët për lokalizimin dhe kapjen edhe të shtetasit të fundit të shpallur në kërkim Harry Simpson në lidhje me vrasjen e Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur më 19 prill në Shëngjin.

Ndërkohë që më herët janë vënë në pranga në Londër, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e biznesmenit, Edmond Haxhia, porositësi i vrasjes si dhe Stephen Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman.

Mësohet se Edmond Haxhia dyshohet se ishte ai që organizoi me shtetasit e huaj vrasjen e biznesmenit. Ai është nipi i Elton dhe Klodian Lestakajt, të cilët ishin në gjak me Nikulajn.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco