EMRI/ Përplasje me armë në Lezhë, ja kush mbeti i plagosur pas sherrit mes të rinjve

EMRI/ Përplasje me armë në Lezhë, ja kush mbeti i plagosur pas sherrit mes të rinjve

08:25, 09/05/2023
A+ Aa A-

Një i ri ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Lezhës.

Mësohet se rreth orës 23 janë dëgjuar të shtëna në lagjen “Besëlidhja”.

Dyshohet se shkak është bërë sherri mes disa të rinjve, ku një prej tyre, konkretisht shtetasi Aleks Laska, ka mbetur i plagosur.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë së Lezhës/Informacion paraprak

Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë, ka shkuar për ndihmë mjeksore, i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta shtetasi A.L. 22 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco